Mirëmbajtja mujore është mënyra më e qetë për ta pasur shtëpinë gjithmonë në rregull. Caktojmë bashkë ditët dhe detyrat, ndërsa ju shijoni kohën tuaj.
Si funksionon
- Zgjidhni frekuencën: javore, çdo dy javë ose mujore
- Përcaktojmë listën e punëve sipas shtëpisë suaj
- Vjen i njëjti ekip, që e njeh shtëpinë
- Çmim i qartë mujor, i dakorduar paraprakisht
Përfshin dyshemetë, banjot, kuzhinën, pluhurin, xhamat dhe detyra të tjera sipas kërkesës suaj.





